Organizata e familjeve me një prindër “Një mundet”! dhe ndërmarrja sociale “Një bën”! do të zbatojnë shkollë falas për trajnim të lirive ekonomike për gratë dhe vajzat.
Nga ekipi i organizatës “Një mundet”! u bëjnë thirrje të gjitha grave dhe vajzave të cilat janë pjesë e grupeve të diskriminuara, të rrezikuara dhe të pakicave si nëna vetëushqyese, viktima të dhunës familjare, vajza nga familjet me një prind, gra ose vajza nga pakicat fetare ose etnike, si dhe të gjitha aktivistet dhe blogeret, të cilat luftojnë për barazi gjinore, të marrin pjesë në punëtorinë.
Qëllimi i punëtorisë është përforcimi i pjesëmarresve dhe fitimi i njohurive dhe shkathtësive nga fusha e sipërmarrësisë.
“I ftojmë të gjithë të interesuarit, ndërsa sipërmarrëset me përvojë, të paraqiten për mentore të kësaj shkolle për trajnim dhe t’i ndajnë kapacitetet e tyre profesionale me pjesëmarrëset e zgjedhura, thonë nga ekipi i “Një mundet”!.