Në Qytetin e Shkupit do të hapet Asambleja e 14-të e përgjithshme e NALAS (Rrjetit të Shoqërive të Pushteteve Lokale nga Evropa Juglindore).
Asambleja e Përgjithshme e NALAS do të mbahet sot dhe nesër në Shkup, ndërsa do ta hapë kryebashkiaku i Shkupit Petre Shilegov.
Shilegov si kryetar i BNJVL-së vjet mori pjesë në Asamblenë e përgjithshme të NALAS që u mbajt në Bërdo , Slloveni.
Në Asamblenë e përgjithshme u përzgjodh edhe kryesia e re. Duke u nisur nga kryesimi i radhës, Shilegov u emërua kryetari i parë i NALAS për vitin 2018.