Keshilli Evropian per Fetva dhe Gjurmime

Fetvaja nr.57 (5/7)

Pyetja: A lejohet që shoqatat bamirëse t’i shfrytëzojnë përfitimet e llogarive kamatore të individëve dhe bankave, duke pasur parasysh reklamimin që i bëhet bankës së tillë, si dhe a mund të hapin llogari speciale për këto pasuri?

Përgjigjja: Muslimanët që jetojnë në Perëndim, nuk mund t’i ikin mos hapjes së llogarive-kontove në bankat me kamatë, e dihet se këto llogari tërheqin edhe kamatë-tepricë e cila futet në llogarinë përkatëse. Në këtë rast, ata e gjejnë veten para dy mundësive: ose t’ua lënë këto profite bankave, me të cilën gjë dëmtohet interesi i muslimanëve, e madje edhe mund të jenë kontribut për organizatat misionare krishtere, ose këto teprica t’i destinojnë për shërbime publike.

Pasi dispozita këtu nuk i referohet esencës së pasurisë, por mënyrës së fitimit apo harxhimit të saj, atëherë pohojmë se pasuria e ndaluar është e ndaluar për personin i cili e ka fituar në mënyrë jo të lejuar. Pra, kjo pasuri e kamatës është e ndaluar për personin që e ka fituar që ta shfrytëzojë për vete, ndërkaq për të varfrit dhe organizatat humanitare kjo pasuri-kamatë nuk është e ndaluar.

Nisur nga kjo, Këshilli Evropian për Fetva dhe Gjurmime nuk e konsideron të ndaluar për organizatën bamirëse që të kërkojë prej pronarëve të këtyre llogarive që t’ia falin tepricat e llogarive të veta, e po ashtu nuk sheh ndonjë dallim në pranimin e këtyre pasurive nga çdo subjekt tjetër, si: kompanitë, bankat etj.

Organizata duhet t’i ikë sa të mundet përmendjes së emrit të bankës donatore në kuptim të reklamimit të saj, sepse në esencë veprimtaria e saj është jo legjitime.

Poashtu, nuk ka pengesë që të hapet llogari speciale ku do të deponohen këto pasuri-teprica-kamata.

prej arabishtes: Bashkim Aliu

Loading...