Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar themeluesit e Wikileaks, Julian Assange për një nga rrjedhat më të mëdha të sekreteve qeveritare.Britania e Madhe do të vendosë nëse do të ekstradojë Assange, për tu përballur me akuzat e Departamentit për Drejtësi të SHBA-së.

Autoritetet amerikane e akuzojnë Assange për komplot me ish-analisten e zbulimit amerikan, Chelsea Manning, për të shkarkuar bazat e të dhënave kompjuterike.

Ai mund të dënohet deri në pesë vjet burg në SHBA nëse shpallet fajtor për akuzat e komplotit.