Në Gjykatën Penale të Shkupit sot duhet që të mbahen seanca të reja për rastet “Dhuna në Qendër”, “Target–Fortesa” dhe “TNT” të Prokurorisë Speciale Publike, njofton Portalb.mk.

Në rastin “Dhuna Qendër” për dhunën përpara ndërtesës së komunës në 10 qershor të vitit 2013 në të cilin janë të akuzuar më shumë persona, në mesin e të cilëve edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministri për Transport dhe Lidhje, Mile Janakieski, deputetja aktuale në Kuvendin e Maqedonisë Daniella Rangellova dhe këshilltari i atëhershëm në Komunën e Gazi Babës, Aleksandar Trajkovski.

Rasti gjendet në procedurë dëshmuese dhe e udhëheq gjykatësi Dushan Josifov, ndërkaq përfaqësues i akuzës është prokurori Gavrl Bubevski.

Në lëndën “Target Fortesa” të PSP-së janë të akuzuar ish drejtori i Drejtorisë së Pestë në MPB, Goran Grujoski, kolegu i tij, Nikolla Boshkoski, ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, shefi i kabinetit të tij, Toni Jakimoski, por edhe Vlladimir Varellov nga DSK, si dhe pesë persona tjerë nga Drejtoria.

Sipas akuzës, nëpërmjet tre sistemeve për ndjekjen e komunikimeve në DSK, në periudhën prej 2008 deri në vitin 2015, në mënyrë të paligjshme janë ndjekur 4.286 numra telefonik për të cilët fare nuk është dhënë urdhër gjyqësor.

Komunikimi është ndjekur përpara se të jepen urdhrat, por edhe pasi kanë mbaruar urdhrat gjyqësor për 1.541. Janë përgjuar mbi 20.000 qytetarë.

Në Gjykatë, për është caktuar seancë edhe për lëndën “TNT”, për shkatërrimin e kompleksit banesor “Kosmos” të biznesmenit Fijat Canoski. Për lëndën “TNT” në mesin e të akuzuarve janë edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, por edhe ish kryetari i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski.

Sipas akuzës së PSP-së, të akuzuarit në vitin 2011 kanë kryer vepër penale për shkak të urrejtjes politike me shkatërrimin e kompleksit “Kosmos”.

Loading...