Samsung njoftoi linjën e telefonave Galaxy A, duke përfshirë edhe Galaxy A80 të dizajnuar në mënyrë unike.

Ndërsa imazhet dhe GIF janë treguese, të shohësh kamerën rrotulluese të telefonit në veprim përmes videove është edhe më mirë.

Sa i përket specifikave, Galaxy A80 do të ketë një ekran Super-AMOLED 1080p me 6.7 inç, 8GB RAM, 128GB hapësirë të brendshme pa zgjerim nëpërmjet microSD.

Me dizajnin rrotullues të kamerës, telefoni vjen pak më i trashë, me përmasa prej 9.3mm, por gjithashtu paketon një bateri prej 3.700mAh.

Sa i përket kamerës, ekziston një lente 48MP, një 8MP dhe një sensor thellësie 3D.

Telefoni do të jetë në dispozicion për shitje me pakicë duke filluar nga data 29 Maj.

Sipas SamMobile, A80 do të kushtojë 649 euro.

Loading...