Se ata janë dy më të mirët në histori, e vërtetojnë më së miri edhe statistikat. Së bashku, besoni apo jo, ata kanë kontribuar në shënimin e 1831 golave për skuadrat e tyre deri më tani në karrierë.

Për më shumë se 10 vite, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë nxitur debate të shumta se kush është më i miri?

Dikush mendon Ronaldo, e dikush Messi – ama është e sigurt se ata janë jashtëtokësor dhe këtë në njëfarë mënyre e tha edhe ditë më parë Messi kur u pyet se cilët janë 5 lojtarët më të mirë në botë aktualisht, duke veçuar veten dhe portugezin nga të tjerët.

“Mbappe, Hazard, Neymar, Aguero, Suarez”, tha Messi, ndërsa kur gazetari deshi të ndërhyjë dhe t’i thotë se ku po e len Cristiano Ronaldon, Leo, me një përgjigje fantastike reagoi duke thënë “Cristianon e marr me vete lart”.

Ata janë thjesht më të mirët dhe për shumë vite janë shtyrë me gola, trofe dhe gjithçka tjetër dhe edhe sot vazhdojnë të rivalizojnë njëri-tjetrin – dikush më i mirë në një tjetër aspekt, e dikush në diçka tjetër.

Diferenca në moshë mes tyre është pak më shumë se dy vite, por pavarësisht kësaj, Messi qëndron fare pran Crisit sa i përket golave të shënuar me klube gjatë karrierës.

Ronaldo ka shënuar 598 me Sporting Lisbonen, Real Madridin, Manchester Unitedin dhe Juventusin, kurse Messi 595 me Barcelonën – pra që të dy janë afër të kapin shifrën e 600 golave – shifra vërtetë të çmendura që vërtetojnë madhështinë e tyre.

Nëse ia shtojmë këtu edhe ndeshjet me kombëtaret e tyre, Portugalinë dhe Argjentinën, ata sot kanë kaluar shifrën e 600 golave dhe po synojnë të arrijnë në 700 finalizime.

Messi, me Barcelonën dhe Argjentinën, ka shënuar në total 660 gola dhe ka dhuruar 270 asiste.

Kurse Ronaldo, me Sporting Lisbonën, Manchester Unitedin, Portugalinë, Real Madridin dhe Juventusin, deri më tani ka shënuar 683 gola dhe ka dhuruar 218 asiste.

Së bashku, besoni apo jo, ata kanë kontribuar në shënimin e 1831 golave për skuadrat e tyre dhe është koha për t’i lëmë anash krahasimet dhe t’i shijojmë magjitë e tyre edhe për pak vite sa u kanë mbetur në karrierë

Loading...