“Nuk e di nëse do të kthehem në fushë brenda këtij sezoni”, kështu u shpreh Arjen Robben, pasi u pyet rreth gjendjes së tij fizike.

Për holandezin ka qenë një sezon për t’u harruar, pasi është kushtëzuar nga një seri dëmtimesh.

Në fund të marsit rikthimi në fushë si protagonist u duk pranë, por u detyrua të qëndronte sërish jashtë.

“Është një situatë shqetësuese kur nuk e di se cili është saktësisht problemi”,  shpjegoi 35-vjeçari, i cili në të kaluarën ka luajtur me të tjera skuadra të mëdha, si Chelsea e Real Madridi.

Në qershor i përfundon kontrata me Bayernin, por sulmuesi i krahut nuk e ka ende të qartë të ardhmen e tij.

“Nuk e di, më kanë kontaktuar disa klube, por më parë duhet të kuptoj nëse do të jem në gjendje të stërvitem rregullisht”.