Reis Sulejman Rexhepi sonte pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Bashkësisë Fetare Islame mbajti pres konferencë për shtyp, pasi sot policia finansiare ka kontrolluar punën e BFI-së, shkruan TetovaSot.

“Nga sonte nuk jemi më në të njëjtën anë me këtë qeveri”, tha reisi, Sulejman Rexhepi.

Ai theksoi se kjo është një ngjarje e pandershme.

“Këtë të keqe kurrë nuk do t’jua harrojmë,” shtoi ai.

Ai gjithashtu deklaroi se vendimi gjykatës është i njëanshëm dhe se BFI-ja, asnjëherë nuk do të lejojë të emërohet një marionetë e dirigjuar nga shteti.

“Ju betohem në Allahun tim, nëse ai është musliman, atëherë edhe qentë janë musliman” – është përgjigjur kreu i BFI-së, Sulejman Rexhepi./TS

 

 

 

 

Loading...