Reperi i famshëm italian i ka shkruar koment Era Istrefit lidhur me këngën e fundit. Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore po shijon suksesin e projektit “Nuk e di”, të cilin e solli në duet me Nora Istrefin.

Së fundi, këngëtarja ka postuar një video, në të cilën ka ndarë disa sekuenca nga projekti i saj i fundit. Në mesin e shumë komenteve, të bie në sy ai i reperit dhe producentit të njohur, Gue Pequeno.

Përmes ikonave, që ka shkruar në koment, Pequeno ka lënë të kuptohet, se i pëlqen shumë kënga e re e Erës.

Image

Loading...