Kandidati për president, Prof. Blerim Reka, sonte vazhdoi fushatën e tij në Manastir, Cërnilishtë dhe Zhitoshë, ku morrën pjesë qindra qytetarë.

Gjatë tubimit, Prof. Blerim Reka tha se përshtypja e parë që e ndjen në Manastir është ndjenja e zbrazëtirës, qytet i zbrazur dhe kjo është brengosëse.

“Ky qytet i alfabetit, i vëllezërve Manaki por pa shqiptarë. Maqedonia nuk ka kapacitet institucional për ta dërguar këtë shtet përpara. Ky shtet nuk shkon përpara nëse ende oligarkia qëndron përpara politikëbërjes. Na vjen mirë që më në fund edhe Qeveria e pranoi parashikimin tim të saktë se veshtirë do mund të marrim datën për fillim të negociatave – pa reforma”, u shprehë Reka, duke shtuar se “na pret një punë e madhe. Si president, me ekspertizën time mund ti ndihmojë këtij shteti që të mos i bëjnë gabimet e njejta… Maqedonisë i nevojitet reformë e re që të mos mbetet shtet i zbrazur”, rrumbullaksoi, Reka.

Lideri i Besës, Bilall Kasami, theksoi se koncepti i Blerim Rekës është më i miri, sepse ka të bëj me vlerat e BE-së dhe në thelb ka “Republikën për të Gjithë”.

Më tej Kasami tha se Manastiri ka qenë shembull i rezistencës shqiptare, pavarësisht gjitha përpjekjeve të sistemit shtetëror për të zhbërë dhe larguar shqiptarët nga Manastiri.

“Manastiri çdoherë ka qenë shembull i rezistencës shqiptare dhe për këtë arsye ne nuk iu harrojmë asnjëherë. Pa dyshim se ka pasur përpjekje për të zhbërë dhe larguar shqiptarët nga Manastiri, por popullata e kësaj ane ka ditur të rezistoj fuqishëm”, përfundoi Kasami.

Nga aty, Kasami porositi që më 21 prill të votohet Blerim Reka, pa dallim përkatësia etnike dhe fetare.
Ziadin Sela me porosi nga Manastiri: Vendi ka nevojë për drejtësi dhe funksionim të shtetit të së drejtës Karavani i kandidatit të vetëm Shqiptarë prof.dr.Blerim Reka sot ka ndaluar në Manastirë.

Reka bashk me Ziadin Selën dhe Bilall Kasamin fillimisht kan vizituar Alfabetin e Gjuhës Shqipe dhe më pasë kan takuar qytetarët e Manastirit.

Sela për mediat ka thënë: Vendi ka nevojë për drejtësi,të funksionojë shteti i së drejtës dhe jo si tani që përmes ligjit u falën kriminelët dhe dhunuesit e instucionit më të lartë në vendë.

Me këtë mënyrë të funksionimit sidomos të organeve gjyqsore që aplikojmë drejtësi selektive nuk mundë as të synojmë evropën e lëre më të bëhemi antarë.

Kohëve të fundit po vërejmë se ky trend i faljes së kriminelëve po vazhdon kurse në anën tjetër flitet për datë të bisedimeve për antarsim në BE.

Vendi ka nevojë për drejtësi,për vende të reja pune,për përspektivë dhe shpresë që të ndalojmë ikjen e rinisë.

Loading...