130 milionë euro, kaq do Real Madridi për Gareth Bale. Për 6 vite në “Santiago Bernabeu”, uellsiani ka shënuar 102 gola në 227 paraqitje.

Pas gjashtë sezoneve në “Santiago Bernabeu”, Gareth Bale, pritet t’i thotë lamtumirë Real Madridit.

Sipas AS, 29-vjeçari po luan sezonin e fundit me fanellën e bardhë dhe tashmë Madridi i ka vendosur edhe çmimin uellsianit.

Reali tashmë i ka treguar Bales se nuk bën pjesë në planet e Zinedine Zidane dhe se për 130 milionë euro, do ta lënë të largohet.
Kështu, Bale do të shndërrohej në lojtarin e 5-të më të shtrenjtë në histori të futbollit, pas Neymar 222 milionë euro, Mbappé për 180, Coutinho për 160 dhe Dembélé për 120 plus 25 bonuse.

Vendimi i Realit për ta shitur Balen, vjen pas sezonit zhgënjyes ku 29-vjeçari, pavarësisht se shihet si një lojtar i klasit botëror, nuk arriti ta ndihmojë klubin pas largimit të Cristiano Ronaldos dhe si pasojë e kësaj Madridi ka përfunduar sezonin para kohe.
Uellsiani është pjesë e Realit që nga viti 2013.

Ai ka bërë në total 227 paraqitje në të gjitha garat dhe ka shënuar 102 gola.

Bale ka fituar shumë trofe me fanellën e bardhë, veçuar katër trofe të UEFA Champions League, në tri prej të cilave ka realizuar gola – kundër Atleticos në vazhdime më 2014, kundër Atleticos në penallti më 2016 dhe dy gola kundër Liverpoolit në fitoren 3-1 në vitin 2018.