Real Madrid është ndalur nga Leganes në javën e 32-të në La Liga.

Leganes dhe Real Madrid kanë ndarë pikët në La Liga, pasi ndeshja përfundoi, 1:1.

Vendasit ishin të parët që kaluan në epërsi, ku Silva shënoi në minutën e 45’-të.

Pjesa e dytë filloi më mirë për Real Madridin, pasi Karim Benzema e barazoi rezultatin në 1 me 1 (51’).

Por, madrilenët ishin të pafuqishëm që ta përmbysnin rezultatin, duke marrë vetëm një pikë nga ky takim.

Pas xhiros së 32-të, Real Madrid gjendet në vendin e tretë me 61 pikë.

Loading...
Global