Mauricio Pochettino, paksa i habitur, tha se ka respekt për pretendimet e fundit të legjendës braziliane, Ronaldinhos, i cili kishte thënë se Tottenhami mund ta fitojë titullin e Ligës së Kampionëve për herë të parë në histori këtë sezon.

Tottenhami e nisi këtë sezon mirë, duke ecur me të njëjtin hap me dyshen që tani garon për titullin e Premierligës, Manchester Cityn dhe Liverpoolin. Mirëpo, ata kanë mbetur më prapa tani, pas disa rezultateve të dobëta, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, skuadra e Pochettinos mbetet në Ligën e Kampionëve, ku e kanë epërsinë e fitores 1:0 në ndeshjen e parë. Ndeshja kthyese do të zhvillohet sonte në shtëpinë e Manchester Cityt, stadiumin Etihad.

Ish-bashkëlojtari i argjentinasit në Paris Saint-Germainit, Ronaldinho, beson se nuk ka asnjë arsye pse Tottenhami nuk mund ta fitojë titullin e Ligës së Kampionëve këtë sezon.

“Pse nuk mund ta fitojë Tottenhami titullin e Ligës së Kampionëve? Sepse nuk kanë histori në këtë garë? Sepse nuk e kanë fituar asnjëherë? Çdo ekip që e ka fituar këtë titull është dashur ta fitojë për herë të parë”, ka thënë Ronaldinho.

“Rezultati i tyre kundër Manchester City, një prej skuadrave më të mira në botë, e dëshmoi se ata mund të garojnë me më të mirët. Në këtë fazë, ata duhet të besojnë se mund të shkojnë deri në fund. Nëse luajnë ashtu si munden, ndoshta do ta arrijnë”.

Pochettino zakonisht i ul pritshmëritë për veten dhe skuadrën e tyre, duke e theksuar mungesën e investimeve në skuadër për shkak të vendimit të klubit për të shpenzuar para në rindërtimin e stadiumit. Mirëpo, këtë herë ai u tregua më pozitiv.

“Pse jo? Uau! Ai di shumë për futboll dhe unë do ta respektojë atë. Ai ishte një bashkëlojtar i mrekullueshëm kur ishin bashkë në Paris Saint-Germain. Kaluam shumë kohë të bukura në fushë dhe në stërvitje”, është shprehur Pochettino.

“Kam mësuar shumë gjëra prej tij. Nëse dëshiron të luash mirë, duhesh të jesh i lumtur. Në futboll, gjithçka mund të ndodhë, ashtu sikurse në jetë. Ti duhet të besosh dhe t’i besosh aftësive tua. Është mirë që njerëz si Ronaldinho mendojnë se në e kemi cilësinë për të triumfuar”

Loading...