Paul Pogba luajti ndeshjen e plotë ndaj Barcelonës mbrëmë, të cilën Manchester United e humbi me rezultat minimal në ‘Old Trafford’. 

Pas ndeshjes, mesfushori francez nuk ka mundur t’i ik pyetjeve të gazetarëve për një transferim të mundshëm te Real Madridi, që po spekulohet çdo ditë e më shumë.

“Unë nuk do të përgjigjem për këtë”, tha duke qeshur Pogba kur u pyet nëse do të dëshironte të luante në ‘El Classico’ si lojtar i Real Madridit kundër Barcelonës, përcjell Periskopi.

Tashmë transferimi i tij në ‘Santiago Bernabeu’ duket të jetë çështje kohe, pasi vet lojtari as nuk e mohoi e as nuk e pohoi një gjë të tillë.

Mediat angleze shkruajnë edhe për një raport të ftohtë mes tij dhe trajnerit Ole Gunnar Solskjaer.

Ky i fundit i ka kërkuar Pogbas të jap maksimumin për ndeshjet e mbetura me fanellën e ‘Djajve të Kuq’./Periskopi/