e në përpjekjet që të gjindet zgjidhje për kontestin me emrin.

Kjo është përgjigjja e Ambasadës amerikane në Athinë deri te gazeta greke me seli në Nju-Jork, “Etnikos Kiriks” për kolumnën e e publikuar ku drejtohen kritika të ashpra deri te ambasadori i SHBA-së në Greqi, Xhefri Pajat rreth qëndrimeve lidhur me udhëtimin e Ciprasit në Shkup, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Uiliam Murad, diplomat i angazhuar për media nga Ambasada e SHBA-së në Greqi, thotë se padyshim e respektojnë të drejtën e shprehjes së lirë, por duhet ta respektojë kodin e etikës gazetareske dhe respktimin e fakteve.

Reagimi vjen pasi botuesi dhe drejtori i gazetës, Andonis Diamataris, në kolumën e tij me titull “Është koha për lëvizjen e ambasadorit amerikan”, shkruan se ambasadori amerikan në Athinë, “përzihet në politikën e brendshme të vendit” dhe “që ta mbështesë kryeministrin grek, para mospajtimeve të forta për shkak të vizitës së tij në Shkup, e pagëzoi me sukses vizitën e tij”.

Diamataris në kolumnë e transmeton deklaratën e Xhefri Pajatit se udhëtimi i Aleksis Ciprasit në Shkup “është shpresë për të gjithë Evropën për përforcimin e marrëdhënieve midis popujve të saj”.