Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka kujtuar vëllanë e tij të vrarë pas luftës, Enver Haradinaj.

Haradinaj publikoi një fotografi të tij në rrjetet sociale dhe tha se ndarja e tij nga jeta ishte e padrejtë, njofton Klan Kosova.

“Shumë i ri u përballe me luftën dhe plagët e shumta që sjell ajo. Edhe pse dole triumfues nga lufta, u ndave nga ne padrejtësisht në liri.
Përjetësisht,
Ramushi”, ka shkruar Kryeministri në rrjetet sociale.

Loading...