Shtëpia gjermane AC Schnitzer aplikoi “magjinë” e saj në një nga makinat më të njohura sportive të vogla – BMW M2.

Ajo ka modifikuar modelin M2 Competition, i cili ka një motor të vërtetë M me gjashtë cilindra S55 binjak turbo që huazohet nga vëllezërit më të mëdhenj M3 dhe M4.

AC Schnitzer ka bërë disa përmirësime dhe në shikim të parë mund të shihen rrota speciale të aliazhit të lehta.

Natyrisht, në qendër të vëmendjes është agregati M, fuqia e të cilit u rrit nga 404 në 500 kuaj fuqi me zëvendësimin e njësisë ECU.

Loading...