Tensionuese është situate para Qeverisë në Tiranë, pasi grupi më i madh i pjesëmarrësve të protestës së opozitës së bashkuar, e depërtuan kordonin policor.

Ndaj policisë kanë hedhur bomba tymi dhe mjete të forta, ndërsa ndaj objektit qeveritar ngjyrë të zezë dhe shishe me vaj.

Situata eksaloi pas fjalimit të liderit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, I cili porosity se kushti kryesor është Qeveria kalimtare e cila do të zbatojë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Sonte, lumi i sovranitetit e rrethoi ishullin e padrejtësisë, si asnjëherë më parë. Sot jemi më shumë se kurrë, më shumë të bashkuar se asnjëherë më pare, më të fuqishëm dhe më të vendosur se kurrë më pare, kundër krimit dhe korrupsionit. Nuk jemi shumicë e re morale. Kushti kryesor është qeveria teknike”, ka porositur Basha.

Pas thirrjes së nënkryetarit të demokratëve, Edi Paloka, turma është nisur drejt ndërtesës së Parlamentit. Tani për tani nuk ka informacion deri kur do të zgjasë protesta, nëse sërish turma do të kthehet para Qeverisë.

Në protestë, sipas kryetarit të nderit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, kanë marrë pjesë mbi 200.000 qytetarë nga të gjitha qytetet e Shqipërisë.

Protestuesit në Tiranë e depërtuan kordonin e policisë

Loading...