Në Sibovc të Podujevës mbrëmë rreth orës 22:30 ka pasur të shtëna armësh.

Këtë rast e konfirmoi për klankosova.tv, zëdhënësja e Policisë Rajonale, Flora Ahmeti, ajo tha se dyshohet se me armë zjarri është shtënë në drejtim të një automjeti Golf VII.

“Rreth orës 22:30 kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në fshatin Sibovc të Podujevës. Sipas informatave fillestare dyshohet se me armë zjarri është shtënë në drejtim të një automjeti Golf VII, i cili po qarkullonte në drejtim të Podujevës”.

“Automjeti është konfiskuar nga ana e policisë për ekzaminim, ndërkohë që hetuesit policor në bashkëpunim të ngushtë me prokurorinë përkatëse janë duke punuar në ndriçimin e kësaj ngjarje”, tha Ahmeti për klankosova.tv.

Tentim vrasje në Podujevë (VIDEO)

Loading...