Një çift turistësh nga Belgjika vunë në “alarm” policinë e Himarës, pasi u raportua zhdukja e tyre që prej mesditës së të enjtes, teksa kishin dalë për shëtitje maleve të zonës.
Pas kërkimeve të shumta përgjatë të gjithë natës, policia arriti t’i gjente të rinjtë rreth të 35-ave në një mal mbi fshatin Vuno të Himarës.

Ata raportohen të jenë në gjendje të mirë shëndetësore, por ende nuk dihet se përse “humbën” gjurmët.

Loading...