Paul Pogba thotë se Manchester Unitedi mund të bëjë mrekullinë në Camp Nou dhe të kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, duke e mposhtur Barcelonën.

Manchester Unitedi do të shkojë në Camp Nou javën tjetër me qëllimin për ta kthyer rezultatin nga disfata 1:0 që e pësuan mbrëmë në shtëpi, në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

Autogoli i Luke Shaw në minutën e 12-të rezultoi të jetë goli vendimtar në ndeshjen e mbrëmshme. Trajneri Pogba mund të bëjnë mrekulli sërish, pasi arritën ta kthejnë disfatën 2:0 ndaj Paris Saint-Germainit në 1/8 e finales në fitore 3:1 si mysafir, duke e siguruar kështu një vend në çerekfinale.

“Barcelona nuk pati shumë raste për të shënuar. Ndoshta e patën vetëm një të cilën David De Gea e mbrojti, por pas kësaj ata nuk ishin të rrezikshëm”, u shpreh Pogba pas ndeshjes.

“Besojmë se mund t’i mposhtim. Ne jemi Manchester Unitedi, edhe nëse ata janë Barcelona, ne jemi Manchester Unitedi dhe mund të luajmë në Ligën e Kampionëve po aq mirë sa ata”.

“Mund të kualifikohemi në gjysmëfinale natyrisht”.

Përkundër që e fitoi ndeshjen, paraqitja e Barcelonës nuk ishte aspak bindëse, pasi që Manchester Unitedi arriti ta mbajë më të heshtur edhe Lionel Messin dhe kundërshtarët e tjerë pasi u shënua autogoli i Shaw.