Një përleshje mes vëllezërve për çështje pronësore ka ndodhur pak çaste më parë në fhstin Mamushë të Prizrenit.

Këtë informacion e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Ka një përleshje për çështje pronësore ku një person është dërguar në emergjence për trajtim mjekësor. Bëhet fjalë për axhen me nip të cilët janë fjalosur edhe gjatë një shtyrje njëri prej tyre ka përuar lëndime trupore”, tha Gashi.

Ndryshe, së fundmi në Kosovë për shkak të çështjeve pronësore kanë ndodhur dy vrasje. Një në Gjakovë dhe tjera në Suharekë.

Loading...