Sot në ora 03.00, në Sektorin për punë të brendëshme Tetovë, është denoncuar se mbrëmë në ora 23 e 20 minuta në rrugën ,,141,, në Tetovë, është prishur rendi dhe qetësia publike, me anë të një përleshje fizike, në të cilën kanë marrë pjesë personat M.D. 41-vjeç, D.A. 43-vjeç, Zh.A, 45-vjeç, A.I.37-vjeç dhe B.Z. 30-vjeç, ku gjatë kësaj përleshje është përdorur edhe thikë dhe lëndime trupore kanë marur personat M.D., D.A., dhe Zh.A., të cilëve ndihmë mjeksore u është ofruar në Spitalin klinik të Tetovës.

Hetime në vendin e ngjarjes kanë kryer Prokurori publik dhe ekipi i SPB Tetovë dhe menjëher pasë denoncimit, nga liria janë privuar dhe mbajtur në Stacionin policor Tetovë personat, M.D., Zh.A., A.I. dhe D.A. ku pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të pasojnë edhe padi adekuate. 

Loading...