Robert Lewandowski dhe Kingsley Coman janë përfshirë në një përleshje mes vete në stërvitjen e Bayern Munichut të enjten.
Bild raporton se sulmuesi polak dhe anësori francez u përleshen me grushte në një seancë stërvitore të mbyllur për media,
Sipas gazetës gjermane, Lewandowski dhe Coman shkëmbyen fjalë para se të fillonin përleshjen me grushte, e cila u ndërpre falë reagimit të shpejtë të bashkëlojtarëve të tyre.
Derisa po i ushtronin pozicionet në fund të stërvitjes së mëngjesit, Lewandowski i kishte thënë diçka Comanin, që e kishte tërbuar atë. Më pas nisi një fjalosje e nxehtë, para se situata të përshkallëzohej në grushte.
Bild shkruan se ata e goditen njëri-tjetrin në fytyrë.
Mbrojtësit Niklas Sule dhe Jerome Boateng kanë reaguar duke i ndarë ata, edhe pse edhe atyre i është dashur ndihmë për ta ndërprerë përleshjen.