Një aeroplan që është nisur nga Cyrihu për të ardhur në Prishtinë është kthyer prapë.

Aeroplani ishte nisur në orën 17:00 dhe është detyruar të aterojë pas 20 minutave, që fillimisht dyshohet të ketë ndodhur për shkak të defekteve.

Malësia Reisen ka qenë agjencioni me të cilën janë nisur udhëtarët.

Nga kjo kompani e konfirmuan për klankosova kthimin e aeroplanit.

“Agjencioni ka qenë Malësia Reisen, ndërsa aeroplani ka qenë i kompanisë Swiss Airlines. Të gjithë udhëtarët janë akomoduar në hotel”.

Loading...