Kandidati i përbashkët për president Stevo Pendarovski në takim me banorët e Rankovcës kërkoi mbështetje në zgjedhje, të rrethohet numri 3, të votohet për konceptin që çon përpara, që e çon shtetin në Evropë.

“Dyert janë të hapura drejt BE-së dhe NATO-s dhe prandaj këtë moment duhet ta shfrytëzojmë për t’i vazhduar ndryshimet pozitive. Me anëtarësimin në NATO, me fillimin e negociatave me BE-në, përshpejtohet zhvillimi, ekonomia bëhet konkurruese, hapen fonde për mbështetje të fermerëve dhe sigurohen më shumë para për qytetarët. Të tregojmë përgjegjësi para shtetit dhe të votojmë për avancim”, theksoi Pendarovski.

Opsioni tjetër, theksoi Pendarovski, nuk ka plan, nuk ka ide, ata ofrojnë vetëm shkatërrim i cili çon në izolim. Të mos lejojmë të kthehet koha kur ka pasur jetë vetëm për partinë në pushtet dhe familjet.

“Nuk guxojmë të lejojmë askush të luajë me ardhmërinë e të rinjve dhe shtetin nuk guxojmë të lejojmë askush të mos kthehet në të kaluarën e zymtë. Prandaj, të dielën së bashku të dalim masivikisht në zgjedhje dhe të votojmë për numrin 3, të vazhdojmë së bashku përpara”, bëri thirrje Pendarovski.

Loading...