Trendet e zhvendosjes të të rinjve nuk do të zvogëlohen nëse mbesim në izolim. Vetëm me hyrjen në BE dhe në NATO, në tregun e madh evropian, të rinjtë do të jenë konkurrues dhe me prosperitet, tha në takimin e sotëm me qytetarët e Kriva Pallankës, kandidati për presidentit nga LSDM-ja dhe koalicioni Stevo Pendarovski.

Sipas tij, askush më nuk voton për politikanë të cilët flasin për historinë, ndërsa populli dëshiron të shikojë në ardhmëri.

“Pushteti i ri gjatë një viti e gjysmë po angazhohet t’i japë fund periudhës së errët të tranzicionit prej 30 viteve, nga të cilët më të errëta ishin dhjetë vitet e fundit, kur njerëzit ishin ose të afërm ‘familjes’ ose qytetarëve nga rendi i fundit. Ne parashtrojmë parim të shoqërisë së bashkuar për të gjithë, gjyqësia është e liruar nga presionet politike, nuk ka propaganda televizive për tërë ditën, është bërë një kërcim i madh në fushën e të drejtave dhe lirive të njeriut. Kemi bërë hap të madh në zgjidhjen e problemeve me fqinjët, në çka asnjë garniturë politike nuk është kapur për shkak të rejtingut të vet. Kjo garniturë, më në fund vendosi të mos bëj llogari për atë sa deputetë do të thotë kjo, përkundrazi, e ndërmerr përgjegjësinë dhe e përfundoi Marrëveshjen e Ohrit, duke bërë pajtim brena në shtet. I hapi dyer për NATO, me çka e siguroi integritetin e kësaj cope të vendit dhe për dy muaj pret datë për fillimin e negociatave me BE-në që do të sjell shumë fonde për infrastrukturë, bujqësi, shëndetësi, gjithçka që garanton zhvillim ekonomik”, tha Pendarovski.

Sipas tij, periudha e deritanishme ishte, siç tha, periudha e integrimit, derisa ky vit dhe vitet e ardhshme janë shpallur për periudhë të zhvillimit ekonomik.

“Me votën numër 3 votoni për zhvillim ekonomik dhe prosperitet, ndërsa vota për Siljanovskën do të thotë votë për mandat të tretë të Ivanovit. Vota për Mickovskin do të thotë votë për Gruevskin, sepse njerëzit kanë ndryshuar, por politikat janë të njëjta. Siç ju shoh në numër aq të madh sot, pres mbështetje edhe më të madhe më 21 prill dhe më 5 maj. Pres të jemi fitues realë dhe së bashku ta shohim shtetin përpara”, porositi Pendarovski.

Pas takimit me qytetarët e Kriva Pallankës, Pendarovski vazhdoi në mitingun qendror në Kumanovë.

Loading...