Kandidati presidencial Stevo Pendarovski e vlerësoi zhvillimin e deritanishëm të fushatës parazgjedhore se është në suaza të nivelit të pritur dhe parashikuar të korrektësisë me përjashtime të caktuara, para se gjithash në shfrytëzimin e porosive që i konsideron për jokorrekte dhe fyese.

“Këto ditë emitohet një video reklamues, që kundërshtari im kryesor nga partia opozitare e ka porositur. Do të thotë materiali është certifikuar dhe miratuar nga selia e saj, e jo nga ndonjë mbështetës në rrjetet sociale. Kjo shkon në nivel shumë të ulët personal, shkon në diskualifikim dhe fyerje, që sipas nivelit të primitivizmit nuk është vërejtur në historinë më të re politike të Maqedonisë. Flas për video zyrtare të ndonjërit nga kandidatët, por vlerësoj se komunikimi me qytetarët në pjesën tjetër, deri tani është në nivel të arsyeshëm dhe të denjë. Kështu pres të mbetet edhe në ditët në vijim kur kemi edhe dy debate në dy televizione kombëtare”, tha Pendarovski.

Në komunikim me qytetarët dhe me votuesit sipas Pendarovskit, është vërejtur se ka qasje pozitive dhe përshtypjet janë se po zhvillohet një prej fushatave zgjedhore më korrekte.