Është e domosdoshme që të rritet numri i donatorëve të palcës kockore, numri i të cilëve në vend arrin 3.500 deri në 4.000, ndërsa në regjistër qëndron se vetëm 1.500 janë të tipizuar. Donatorët vullnetarë duhet të shkojnë në Repartin për imunologji dhe mund të japin një epruvetë gjak, për dy javë do t’u rigjenerohet gjithë sasia e gjakut që e kanë dhënë, ndërsa dikujt do t’i shpëtohet jeta. Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi për sigurim shëndetësor premtuan se do të japin mjete për tipizim.
Këtë e theksoi sot drejtoresha e Klinikës universitare për hematologji, Irina Panovska Stavridis, në takimin me gazetarët, e cila sqaroi se sipas numrit të banorëve në vend, do të duhet në regjistër të kenë nga 20.000 deri në 50.000 donatorë.
Theksoi se rritet incidenca e pacientëve hematologjik malinj, ndërsa vitin e kaluar janë regjistruar 70 leukemi akute. Sipas saj, si dhe në korniza botërore pritet edhe më tej të rritet numri i tyre.
“Qelizat janë organ që na dërgon Evropa, madje edhe në Amerikë dërgojmë organet dhe na dërgojnë organe. Neve na njohin si qendër dhe ky është sistem që funksionon. Klinika për hematologji në janar nënshkroi memorandum për bashkëpunim me Klinikën për sëmundje të fëmijëve me çka filluam me kryerje të transplantimeve alogjene dhe transplantime jofamiljare tek fëmijët më të mëdhenj se trevjeçar. Muajin e njëjtë me sukses është kryer transplantimi i parë jofamiljar tek një vajzë 13-vjeçare me anemi aplastike. Këtë vit kemi kryer edhe tre transplante gjysmëidentike”, shtoi Stavridis.