Dje u raportua se kjo e shtunë do të ishte dita kur policët serbë do ta braktisnin punë e tyre në stacionin në Veri të Kosovës. Mirëpo, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.  T7 ka qëndruar këtë të shtune në Veri, dhe ka biseduar me zyrtarët policorë serbë. Ata thonë se nuk e kanë ndërmend ta lëshojnë punën. E, edhe drejtori Rashit Qalaj ka thënë për T7 se nuk ka pranuar asnjë dorëheqje nga asnjë polic.

Edhe e shtuna ishte një ditë e zakonshme për pjesëtaret e policisë në Veri të Mitrovicës. Policët po vazhdojnë punën e tyre, ani pse krerët serbë ka dy muaj që vazhdimisht thonë se zyrtarët në Veri do ta braktisin punën.

Por, për këto paralajmërime policët e kësaj ane nuk janë të informuar.

Sipas tyre të gjitha këto paralajmërime po vinë nga politikanët e Beogradit.

Në anën tjetër, edhe drejtori i policisë së Kosovës, Rashit Qalaj mohon pretendimet se serbët po ikin.

Qalaj thotë se asnjë dorëheqje nuk ka ardhur në adresë të tij deri më tani.

“Puna në të gjitha stacionet policore është duke u zhvilluar normalisht, kemi aktivitete të rregullta policore nuk kemi asnjë problem në të gjitha stacione policore në nivel vendi. Nuk kemi pasur ndonjë paralajmërim për dorëheqjet eventuale, domethënë është një punë krejt normale pa ndonjë problem. Nga policet nuk kemi pasur kurrfarë paralajmërimi si pasojë e një deklarate të një presidenti serb që ka qenë para dy muajve e gjysmë mirëpo puna është normale nuk ka asnjë problem”.

Serbët kishin paralajmëruar një skenar që do stabilizonte vendin, këtë e kishte konfirmuar edhe Shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Shpend Maxhuni. Mirëpo pas kalimit të afatit dyzet e pesë ditësh, vetë shefi i shtetit u përkujdes ti prijë këtij kërcënimi.

Presidenti Thaçi tha se cili serb të largohet nga institucionet e Kosovës nuk do të kthehet më aty.

“Është në vullnetin individual të secilit që të vendos nëse do të qëndrojë apo të largohet, por një gjë është e qartë: nuk lejojmë vakum dhe çdokush që largohet më nuk do të kthehet”.

Ndërkohë edhe kryeministri Haradinaj pati thënë se të gjitha këto nxitje po i bën presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Loading...