Telefoni do të jetë i mbuluar plotësisht me ekran dhe me kamera 48 megapiksel. Bëhet e ditur se fillimisht “Nokia X71” u hodh në treg në Tajvan, dhe ka procesor Snapdragon 660, 6GB Ram, 120 GB memorie, dhe bateri 3500 mAh.

Gjithashtu kompania ka zbuluar se kamera është me lente të certifikuar nga Zeiss, ndërsa ekrani LCD do të ketë përmasa 6.39 inç.

Kamera 48 MP nga Sony, që është bërë popullore këtë vit, duhet të jetë edhe me çmim të lirë, pasi “Xiaomi Redmi Note 7”, po me këtë kamera 48 MP, u hodh në treg për më pak se 200 euro.

Ndërsa thuhet se në perëndim, ky version do të futet me emrin “Nokia 8.1 Plus”.

Loading...