Agim Cubi që nga mosha 24 vjeçare punon për pastërtinë e lagjeve të kryeqytetit. E kjo nuk është aspak e lehtë.

‘Unë e fshi, kur shoh prapa plot bërllok”, thotë ai.

Nga profesioni nuk hoqi dorë ani se pati edhe shumë situata të pakëndshme.

“Valla m’kanë shajtë po e kam ulë kryt’, rrëfehet ai për Klan Kosovën.

E tani kur ka edhe pak muaj deri në pensionim, zhgënjehet që ka rënie të vetëdijesimit të qytetarëve.

‘Përpara ka qenë më mirë. Populli ka pasë më pak, tash u bo ma shumë e edhe bërllok ma shumë”, shpjegon ai.

Banorët e zonës ku e kryen punën e tij çdo ditë kanë fjalë të mira për Agimin.

E është Prishtina e pastër ëndërr e burrit që gjithë jetën e luftoi bërllokun e luftoi bërllokun.

Loading...