Presidenti i Ekuadorit mori një vendim skandaloz dhe vendosi që të largonte themeluesin e Wikileaks nga ambasada e vendit të tij në Londër.

Julian Assange, është arrestuar me 11 Prill nga policia britanike në Ambasadën e Ekuadorit në Londër.

E përditshmja spanjolle, “El Pais”, ka publikuar disa pamje te Assangen-it një ditë para arrestimit të tij në ambasadën e Ekuadorit:

https://vcdn.ensonhaber.com//flv/flvideo/v/2019/04/1555345000.mp4?

Urdhri për arrestimin e tij është dhënë të enjten në mëngjes, ka treguar zyrtari policor Scotland Yard, pasi që Ekuadori ka tërhequr vendimin për t’i dhënë atij azil politik pas 7 vjetësh.

Ndryshe, lidhur me këtë, presidenti i Ekuadorit Lenin Moreno ka thënë se vendimi për të tërhequr statusin e azilit të Assange erdhi pas ‘shkeljeve të përsëritura të konventave ndërkombëtare dhe protokolleve të përditshme’.

Loading...