Numri i të vdekurve nga shembja e dy ndërtesave të banimit në Rio de Zhaneiro është rritur në 10 persona, thanë zyrtarët brazilian të hënën, ndërsa ekipet e shpëtimit kërkojnë nën rrënojat për 14 njerëz që ende mungojnë, raporton AFP.

Ekipet e shpëtimit po punojnë gjatë gjithë kohës me ndihmën e qenve të narkotikëve me shpresën për të gjetur më shumë të mbijetuar.

Ndërtesat u shembën tri ditë pasi shiu i rrëmbyer bëri kërdi në qytet.

Ashtu si shumë lagje të varfra në Rio de Janeiro, Muzema udhëhiqet nga ‘persona në hije’ që përdorin dhunën për të zbatuar sundimin e tyre.

Ata shesin të drejtat e tokës dhe kontrollin e qasjes në shërbimet e qytetit të tilla si uji dhe energjia elektrike.

Loading...