Ajax arriti të bëjë sërish surprizën e madhe duke fituar në transfertë ndaj Juventusit dhe siguroi kualifikimin për në gjysmëfinale të Champions League ku do të përballet me fituesin e çiftit Manchester City-Tottenham.

Menjëherë pas ndeshjes, madje që tek goli i Matthijs de Ligt në një klub në Amsterdam ka shpërthyer festa me shije kualifikim. Për minuta me radhë tifozët holandez kanë festuar dhe kërcyer me duart lart, ndërsa festa ka vijuar duke dëfryer deri në orët e para të mëngjesit.

Loading...