Një 35 vjeçare nga Lituania po përballet me akuza pasi që e ka lindur një vajzë, me mjaftueshëm alkool në gjak sat ë ketë efekt në shëndetin e fëmijës.

Nëna, që sipas doktorëve ka qenë në gjendje të dehur kur po e lindte vajzën e saj, kishte pirë në shtëpi dhe nuk ishte në gjendje t’i tregonte doktorëve se sa kishte pirë.

Gjinekologia, Natalia Grigorieva tha që fëmija ka lindur me peshë 2.5 kilogramë, dhe dukej mire, por ajo shtoi se “është e vështirë të dihet se çfarë do të ndodhë më vonë”.

Doktorët thanë që bebja ka pasur aq shumë alkool në gjak, sa që e kishte kaluar kufirin e përqindjes që të rriturit e kanë të lejuar ta kenë.

Nëna raportohet se është në gjendje stabile, por fëmija mund që të qëndrojë në spital për më gjatë, dhe i duhet javë që alkooli të dalë nga trupi i fëmijës së sapolindur.

Lituania i ka ndaluar reklamat e alkoolit, dhe e ka rritur moshën e lejueshme të përdorimit të alkoolit, nga 18 në 20, si pjesë e përpjekjeve që ta zvogëlojë përdorimin e alkoolit në vend, ku dihet se ky vend është vendi ku përdoret më së shumti alkool për kokë banori, në botë.

Loading...