Ndërkohë që reperi i njohur  Soulja Boy ndodhet në  burg duke vuajtur dënimin për shkeljen e lirimit me kusht, shtëpia e tij në Los Angeles, është grabitur.

ImageImage

Një grup prej pesë të dyshuarish meshkuj thuhet se janë mburrur për vjedhjen në Instagram-in e reperit  28-vjeçar, sipas policisë së LA.

Bizhuteri me vlerë 500,000 dollarë, 100,000 $ para, si dhe një iPhone besohet se janë grabitur nga banesa e reperit, shkruan “TMZ”.

Bizhuteri si varëse, orë luksoze, u thanë se u morën nga rezidenca në Agoura Hills. Një kujdestar i shtëpisë së Soulja u tha se kishte lajmëruar policinë për vjedhje të hënën në mbrëmje.

Të dyshuarit duket se kanë fituar akses edhe në llogarinë e reperit në Instagram duke përdorur telefonin celular të vjedhur, sipas policisë.

Arrestimi i reperit erdhi pasi autoritetet gjetën municion në shtëpinë e tij kur policët ekzekutuan një urdhër-kontrolli në rezidencën e tij në shkurt.

Loading...