Skuadra e Los Angeles Lakers ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin e deritanishëm, Luke Walton.

Lakers të udhëhequr nga Walton në pankinë dhe LeBron James në parket dështuan që të sigurojnë një vend për fazën ‘play off’.

Kështu me mirëkuptimin e skuadrës dhe vet trajnerit, palët kanë ndërprerë bashkëpunimin e ndërsjellë, shkruan faqja zyrtare e Lakers në ‘Twitter’.

Më herët gjatë kësaj jave, edhe Magic Johnson ishte tërhequr nga posti i tij, duke bërë që kryesia e Lakers të shpërbëhet para sezonit të ardhshëm.

Mbetet të shihet se si do të organizohet skuadra për sezonin e ardhshëm, sigurisht rrotull ‘mbretit’ James.

Loading...