Ilir Muharremi

Maja e katedrales digjej dhe sytë e tërë botës ishin drejtuar nga ajo. Ishte diçka e jashtëzakonshme. Dukej një flakë mbi rozetën qendrore.Ajo tashmë ishte ngritur ndërmjet dy kambanave. Flaka bëhej edhe më e çrregullt dhe shumë e furishme. Vërehej edhe era që e shpërndante edhe më, e tymi sa vinte e shtohej. Tashmë flakët kishin marrë pothuaj gjithçka. Dy ullukë ishin bërë si dy gryka. Dihej sikur binte rrebesh shiu i zjarrtë dhe currilat tashmë ishin të argjendta dhe arrinin t’i jepnin shkëlqim vetëm pjesës së poshtme të fasadës. Karli i Madh i ka pasur vënë gurin e parë. Filip Augusti, të fundit.

Ditën e parë të gjithë e vuajtën shuarjen e kambanave të “Notre Dame”. Disa shpërndanë fotografi të huazuara nga “Google”. Disa të tjerë çastet “selfie” pranë panoramës në të cilën dominonte fasada e skuqur nga qielli i pasdites që kuqëlonte. Shumë shpejt e vajtuan Zonjën e Parisit të vërshuar nga flaka, tymi dhe errësira. U krijua përshtypja sikur të gjithë e admirojnë. E kuptova krejt natyrshëm këtë plagë.

Tash të gjithëve po na mungon ai zgjimi i Esmeraldës, e cila kishte kohë që nuk flinte. Po më kujtohet në film se si një rreze e diellit e cila sapo lindi “theu dritaren” dhe preku fytyrën e Esmeraldës. Në dritare, tok me diellin u shfaq një imazh i frikshëm, konstrukti i Kazimodos. Shikimi i saj qe i ftohtë dhe i mbylli sytë.

 

 

Lexoni edhe:

Poetika e paradoksit në këngët lirike

 

Ajo tentonte të flinte, por më kot përbindëshi tashmë u bë faktor dhe qepallat ngjyrë vjollcë të ciganes shfaqnin fytyrën e shëmtuar me një sy dhe me dhëmbë të prishur. Koka e tij prej monstrumi dhe zëri i tij i vrazhdë tentonin të krijonin një atmosferë dashurie duke u përpjekur ta bind Esmeraldën se Kazimodo është miku i saj më i ngushtë.“Erdha të shihja nëse po flinit”, ishin fjalët e tij. Në një fare forme ai kënaqej vetëm teksa e vështronte e nëse ajo e ka bezdi mund t’i mbyllte sytë. Ai u fsheh prapa murit dhe kërkoj nga ajo t’i hapte sytë. E bukura qëndronte në atë theksimin e fjalive “Cigania e ngashëryer, hapi sytë.” Ai u fsheh pas një qoshe të murit, rrinte shumë i brengosur e unë si shikues i këtij filmi ndjeja dhimbje për të. Edhe Esmeralda ndjente të njëjtën dhimbje andaj e thirri “Ejani”. Ai kujtonte se ajo e dëboi e pranoj këtë si ofendim, ashtu duke çaluar, e mos guxuar t’ia lëshonte shikimin, i dëshpëruar u largua. Thirrjet e saj ishin të njëpasnjëshme, ai nuk kthehej, ajo vrapoj kapi krahun e tij duke tentuar ta fus në hapësirën e saj, por ai nuk hyri, qëndroi vetëm deri te pragu.

 

Ai shumë e vlerësonte atë sa që kishte frikë ta shikonte drejt në sy. Shikoheshin, heshtja i pushtonte, ajo analizonte çdo detaj të shëmtuar të tij, fillonte nga këmbët e shtrembëta, gunga në shpin deri te syri. Disi mendonte në vete se kjo është krijesa më e shëmtuar në botë. Në njërën anë ajo kishte mëshirë, butësi sa që mëshirohej me të. Buzëqeshja e tij ishte e pakontrolluar kaloi edhe në hidhërim.

 

Muze kryeveprash botërore

 

Ishte i shkretë dhe vetë vajza e trajtonte si të shkretë e kjo kthehej nga ai në hidhërim. Ajo ishte shumë e bukur e ai shumë i shëmtuar. Ajo vërente brengën e thellë të tij dhe vështirë i artikulonte fjalitë, por ai asgjë nuk dëgjonte. Ai tha: “Kurrë s’e kisha ndjerë shëmtimin tim kaq fort sa tani. Kur e krahasoj veten me ju, më vjen keq për veten time, për një përbindësh të mjerë siç jam unë. Pa më thoni: unë ju dukem si ndonjë egërsirë pylli, apo jo? Ju jeni një rreze dielli, një cirkë vese, një këngë bilbili. Kurse unë jam diçka e llahtarshme, as njeri dhe as kafshë; jam një send më i vrazhdë, më i shëmtuar dhe më i përçmuar se një copë gur!”. Mua si shikues ma copëtonte zemrën, por edhe sot kur e shikoj këtë film.

 

Çdo parisieni, çdo njeriu në botë i rri në kujtesë kjo. Atë natë të gjithë e kujtuan, e qanë, isha shumë dakord disi mu duk se populli ynë është me shpirt plot art, e njeh të bukurën, arkeologjinë, teatrin, pikturën dhe librin. Atë natë m’u duk se të gjithë shtëpitë i kanë të mbushura me piktura origjinale dhe muret i kanë me rafte librash sepse me shpirt e mbronin Notre Dame-n. Sa bukur tingëllonte ky popull mu atë natë, aspak revoltë nuk kishte, mirëpo të nesërmen e kritikuan, sepse kryeministri Ramush Haradinaj ndau një ndihmë simbolike si mbështetje për katedralen. Ky qe një gjest i mirë, sepse ishte edhe muze kryeveprash botërore, aty u inspirua Viktor Hugo. I mbijetoj luftërave dhe shtatë shekuj qëndroi, por u dogj për disa orë. Absurde, por e vërtetë, sepse ky është ligji i poshtër njerëzor dhe tokësor. A e kërkon ndihmën tonë Franca? Natyrisht që jo, por ne i treguam se me ndihmë simbolike si popull e vlerësojmë trashëgiminë kulturore botërore, sepse mos të harrojmë Franca e ndihmoi shumë Kosovën në momente më kritike.

Kritikat vërshuan të ndryshme disa të tjerë pohuan se fondet që ndau qeveria do të ishte mirë t’i destinojë për strehim dhe renovim të shtëpive të disa rasteve të rënda sociale. Nuk po kuptoj se çka lidhet kjo me Notre Dame-n. Derisa e gjithë bota vuan nga varfëria, krimi, korrupsioni dhe ndihmon një vlerë kulturore e nuk bën këso krahasime banale, përse edhe Kosova të mos veprojë ashtu? Aq është Franca e ndjeshme sa për dy ditë ka grumbulluar një miliard euro donacion për rikonstruktiimin e Notre Dame de Paris. Pse të befasohemi nga kjo kur dihet se populli francez është dorë shlirë për ndihmë ndaj të gjithëve. Franca është shtet solidar human dhe shumë kulturor. Te ne në Kosovë asnjë biznesmen nuk e ndihmon trashëgimin dhe kulturën tonë. Tregomëni sa para janë dhënë për shkencën, mjekësinë, spitalet, të varfrit… Këngëtaret limonada, tmerret e vendit marrin para të majme dhe nuk i paguajnë fare taksa shtetit. Biznesmenët tonë më parë do derdhin shuma të majme në ndonjë koncert të Labit, Medes, dasmave ekstreme sesa kulturës ose eliminimit të varfërisë.

 

 

 

Atë ditë e pashë nje vetëdije si fryma të ndryshueshme të këtij populli të çuditshem i cili as që lexon, e as që ka njohuri për vlerat shekullore. Nuk po them mos ta ndihmojmë varfërinë në vend, por duhet ndarë nga vlera shekullore.

Sa pak jemi mirënjohes më këtë gjest edhe ndaj Evropës, po harrojmë se bota dhe Evropa e ka ndihmuar dhe po ndihmon Kosovën, edhe ne duhet ta ndihmojmë Francën. Shumë pashë mosmirënjohes dhe njerëz egoist. Edhe jemi shumë egoist. Ra kjo tragjedi e u pamë se kush jemi. I bie se Evropa nuk ka varfëri dhe mos ta ndihmoj asnjë shtet për rreth. Duhet të solidarizohemi me Notre Dame-n, mos përdorni logjikë egosite o njerëz të “kulturuar”. Notre Dame nuk është vetëm e Francës, por e tërë botës. Shtrohet pyetja a u dogj qëllimisht dhe a dihet fajtori, apo rastësisht? Sido që të jetë Kosova e tregoj veten me ndihmën simbolike.

Nuk po them se ne nuk duhe të qajmë për katedralet tona, për kujtesën, për arkeologinë, të gjitha ato që i kemi humbur, duhet të jemi human ashtu siç është bota humane me ne. A e duam Parisin si vlerë estetike kulturore sepse në këtë vend jetoj Albert Camus, Viktor Hugo, Zhan Pol Sartre, Claude Monet, Van Goghu, dhe shumë artistë, filozofë francezë e jofrancezë, sepse Franca është e të gjithëve. Parisi është poetikë, pikturë dhe orientim artistik e historik. S’pashë sinqeritet te populli ynë, te një shumicë e tyre që Parisin e duan vetëm për një vizë, ta kalojnë jetën e luksit, për Moulin Rouge e jo për dritat e tij. S’mund të krahasohet me asnjë objekt te ne. Është absurditet veçmas kur këtë e bëjnë njerëzit e shkolluar.Ne nuk dimë t’i çmojmë vlerat tona dhe ato janë zhbërë, Notre Dame si thesar i pakrahasueshëm duhet të shërbej si shembull për vetëdijën e brishtë të popullit tonë të ruajtjes së çdo vlere të vjetër.

 

 

Politikanët japin 1000 euro ndihmë për Notre Dame për tërheqje vëmendje mediale

Gjest i mirë dhe për tu lavdëruar. Mirëpo, nëse analizohet si tërësi dhe fuqi, ndihma e këngëtarit dhe deputetit Labinot Tahiri që i dha 1000 euro si ndihmë për katedralen ngjanë më shumë tërheqje vëmendje ndaj mediave dhe popullatës në këtë situatë tashmë të rëndë për Francën. Kjo i bie sikur unë lojtarit Mesi me ja dhënë 10 euro pasi e lëndoi hundën. Ose sikur bubrreci mi dhënë gjak elefantit. Mos shndrrohemi në objekte tallje dhe turp të dhimbshëm.

Kjo zonjë tashmë po qan për të gjithë, por do të shkëlqej shumë shpejt. A u dogj qëllimshëm, apo rastësisht, apo ka rrënë numri i viztorëve e tashmë pas renovimit sytë e botës janë në drejtim të kësaj zonje? Kjo mbetet të diskutohet. Të gjithë ata që e krahasojnë ndërtesën e madhe me varfërinë në botë, nuk e vlersojnë Notre Dame.

Pse ndodhin tragjeditë gjithmonë me 15 prill. Dikund kam lexuar se sipas “gjahtareve te datave”, pergjate historise, me 15 prill kane ndodhur disa nga tragjedite me te medha dhe ngjarje qe kane tronditur boten. Me 15 prill 1865, presidenti Abraham Lincoln u vra pasi ishte qelluar nje nate me pare nga aktori John Ëilkes Booth. Ne 15 prill 1912 anija me e madhe e kohes, “Titaniku” u fundos ne oqeanin Atlantik, duke lene me shume se 1500 viktima.Ne 15 prill te vitit 2013, dy bomba shperthyen gjate maratones se Bostonit ne SHBA, duke vrare tre njerez dhe plagosur 264 te tjere. Me 15 prill te vitit 2014 u shenua masakra me e madhe luftes civile ne Sudanin e Jugut. Te pakten 200 njerez u vrane teksa kerkonin shpetim ne spitale dhe institucionet e kultit.Ndersa 15 prilli i 2019 iu shtua kesaj liste te zeze, si dita kur do kujtohet pergjithmone djegia fatale e njere prej pasurive me te famshme te trashegimise se kultures boterore, “Nodre Dame”.

 

 

Loading...