Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame ka filluar mbledhjen e jashtëzakonshme në Fakultetin e Shkencave Islame në Kondovë, shkruan TetovaSot.

Mbledhjen e jashtëzakonshme e njoftoi anëtari i Bashkësisë Fetare Islame, Muhamerr Veseli.

Ai para mediave theksoi se mulla Rexhepi është ende kryetari i BFI-së, sepse sipas tij atë nuk mund ta shkarkojë një gjykatë por vetëm Bashkësia Fetare Islame.

“Mulla Reis Sulejman Rexhepi nuk është i shkarkuar, nuk është i revokuar, ai është ende kryetari i BFI-së, nuk është kompetenca e një gjykate ta shkarkojë atë, as e një gjykatë në Maqedoninë e Veriut të vendosë për shkarkimin e ti, e drejta themelore i takon vetëm Bashkësisë Fetare”, tha Veseli./TS

Pamje nga mbledhja e BFI që po zhvillohet në këto momente:

Loading...