Djali njëvjeçar i Lucas Mouras e rrëmbeu të gjithë vëmendjen e tifozëve përkundër fitores mbresëlënëse me rezultat 4:0 të Tottenhamit kundër Huddersfield Townit.

Braziliani Lucas Moura e shënoi një het-trik në ndeshjen kundër Huddersfieldit, që tanimë e ka të sigurt rënien nga Premierliga në Championship. Këtë het-trik ai e festoi me djalin evet, Miguelin, transmeton Gazeta Express.

 

Moura e shënoi golin e tij të parë në minutën e 27-të të ndeshjes, para se t’i shënonte edhe dy golat të tjerë në minutat e fundit. Ai e kompletoi het-trikun e tij vetëm disa momente para se gjyqtari ta sinjalizonte fundin e ndeshjes.

Vitor Wanyama e shënoi golin e tjetër të ndeshjes për Tottenhamin, që i mori tri pikë nga kjo ndeshje. Tani, ata ngrihen në pozitën e tretë në tabelën e Premierligës, duke e kaluar Chelsean, me vetëm pesë ndeshje deri në fund të sezonit

Loading...