Me ndryshimin e stinëve, sëmundjet më të zakonshme si përshembull gripi, janë më të pranishme në radhët e njerëzve. Dhimbje trupi ose koke, të dridhura, temperaturë janë disa nga simptomat më të zakonshme të gripit sezonal.

Nëse të gjithë do të mendonit të pinit ilaçe sapo të sëmureshit, në fakt duhet të bëni diçka tjetër. Nëse doni që sistemi juaj imunitar të luftojë infeksionin viral si fillim duhet të shtriheni në shtrat për të pushuar.

“Times of India” shkruan se një studim i publikuar së fundmi nga revista e mjekësisë eksperimentale provoi se njerëzit që fjetën gjumë gjatë kohës që ishin sëmurë ndjeheshin më mirë.

Gjumi i lejon qelizat që luftojnë infeksionin ta kryejnë më mirë punën e tyre. Kur ju flini gjumë qelizat janë më vigjilente dhe aktive, prandaj ju do të ndjeheni më mirë.

Loading...