Bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë u iniciuan nga kancelarja gjermane, Angela Merkel në vitin 2012-të.

Por, në vitet e fundit vërehet një ofensivë e diplomacisë amerikane në dialog, shkruan analisti, Bodo Weber, transmeton Indeksonline.

Në sfond të negociatave është ideja e shkëmbimit të territoreve që është kundërshtuar nga Gjermania.

Për momentin, dialogu është i bllokuar. Sipas Weber mungesa e kapacitetit të Mogherinit si negociatore ka bërë që dialogu të jetë në krizë ekzistenciale, shkruan Deutsche Welle.

Analisti tutje shtoi si Mogherini dëshiron dëshpërimisht që ta kthejë dështimin e saj në një histori të suksesshme duke e bërë dialogu si një parim.

Kurse, idenë për shkëmbimin e territoreve, Weber e quajti si destabilizues i Ballkanit.

Ai propozoi që Merkel të merr rolin e udhëheqëses. Sipas analistit, zhvillimi aktual i ngjarjeve është një lloj beteje e fundit politike.

Ky është mandati i fundit i Angela Merkel që ka hequr dorë nga roli i kryetares së partisë CDU dhe do të largohet edhe nga roli i kancelarës në fund të mandatit.

Loading...