Zëvendësministri i Brendshëm i Shqipërisë, Besfort Lamallari, i ftuar në emisionin Top Talk, pranoi se grabitja e bujshme në Rinas është “cenim i sigurisë kombëtare”.

“U cenua siguria kombëtare, u cenua siguria në një nyje nevralgjike të vendit tonë, siç është aeroporti i vetëm ndërkombëtar në Shqipëri. Duhet të kuptojmë pse ndodhi kjo”, tha Lamallari.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes është shprehur më parë se ky rast nuk përbën cenim të sigurisë kombëtare.