Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se shteti e ka për obligim që t’i rehabilitojë fëmijët, por edhe gratë që janë kthyer pas tmerrit që kanë përjetuar atje.

“Në anën tjetër nuk duhet të lejojmë që qytetarët tanë të kthehen në kërcënim për demokracinë në botë dhe të kryejnë sulme të mundshme terroriste”, ka thënë Tahiri

“Një pjesë e tyre kanë qenë të manipuluara, për atë arsye kemi edhe një proces hetimor, secili që dyshohet se ka qenë pjesë e këtyre organizatave do të dalë para drejtësisë – askush nuk do të amnistohet”.

Flower

“Kriminelët do të dalin para drejtësisë, viktimat do të rehabilitohen”.

Tahiri tha se Kosova ka dhënë shembull shumë të mirë në botë me kthimin e këtyre 110 shtetasve nga Siria.

Ministri i Drejtësisë tha se shteti nuk do t’i lë në dorë asgjë rastësisë, duke hetuar dhe mbledhur kështu informacione për secilin individë të është kthyer nga Siria – në mënyrë që ata të mos paraqesin rrezik për Kosovën dhe asnjë shtet tjetër.

“Ne kemi informatat të detajuara edhe për personat që akoma gjenden në Siri, nuk e dimë saktësisht numrin e tyre, por tashti nuk preferojmë që të bëjmë publike vendndodhjen e tyre, moshën apo gjininë në mënyrë që të mos i rrezikojmë ata”, ka treguar Tahiri në Klan Kosova.

Loading...