Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski sot në miting u drejtua para qytetarëve të komunës së Vallandovës, ku porositi se VMRO-DPMNE-ja është organizatë e popullit dhe populli është organizatë.

Mickovski theksoi se këto zgjedhje janë zgjedhje ku vendoset ardhmëria e Republikës së Maqedonisë dhe qytetarëve, duke theksuar se është e nevojshme mbështetje masive për kandidaten prof.Gordana Siljanovska-Davkova.

Këto nuk janë vetëm zgjedhje presidenciale, kjo është më shumë se aq, këto janë zgjedhje ku vendoset për ardhmërinë e atdheut tonë. Prandaj është e nevojshme më 21 prill dhe më 5 maj masovisht të dalim dhe ta mbështesim presidenten e ardhshme të Republikës së Maqedonisë, thotë Mickovski.

Ai tha se në mitingun e djeshëm të LSDM-së dhe Pendarovskit u ka ndodhur një debakël, sepse qytetarët nuk u kanë dhënë mbështetje, duke potencuar se kjo u ndodh për shkak të asaj që në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vitin 2016 dhe në ato lokale në vitin 2017 u kanë premtuar disa projekte dhe jetë qytetarëve, por asgjë nga kjo nuk kanë realizuar.

Njeriun që turpërohet nga pakica personale në vendet fqinje sot e shohim në sheshet e zbrazëta si kërkon votë sërish nga maqedonasit. Por ka harruar se ka kaluar koha e politikanëve të tillë si ai. Kaloi koha e atyre mashtruesve dhe gënjeshtarëve, thotë Mickovski.

Sipas tij, zgjedhja është më se e qartë sepse nga njëra anë populli mund të zgjedhë midis Pendarovskit i cili është përzgjedhur në një mënyrë mafioze dhe nga ana tjetër prof.dr. Siljanovska-Davkova e cila është simbol i të drejtës dhe drejtësisë.

Mickoski para qytetarëve deklaroi se padrejtësitë të cilat ndodhin me qeverinë e LSDM-së dhe Zaevit duhet të ndalojnë sa më parë sepse ato janë vetëm në dëm të qytetarëve, derisa ata pasurohen qytetarët çdo ditë po përballen me probleme gjithnjë e më të mëdha, duke shtuar se fermerët këtë e kanë ndjerë pikërisht edhe në Vallandovë ku edhe krahas asaj që u kanë premtuar blerje të garantuar dhe subvencione më të mëdha, jo vetëm që i kanë gënjyer dhe mashtruar, por edhe nuk dëshirojnë t’i dëgjojnë problemet e tyre reale.

Mickoski në fund kërkoi nga qytetarët së bashku dorë për dore të qëndrojë me të dhe VMRO-DPMNE-në dhe të japin mbështetje masive për kandidaten për presidente të VMRO-DPMNE-së prof.dr. Gordana Siljanovska-Davkova më 21 prill dhe më 5 maj, sepse vetëm ajo mund ta kthejë drejtësinë në Maqedoni.

Loading...