Sot, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, së bashku me anëtarin e Komitetit Ekzekutiv Igor Nikollov realizoi takim me ambasadorin francez, Kristian Timonie.

Bashkëbiseduesit folën për procesin zgjedhor në Republikën e Maqedonisë dhe për rrethin e dytë të zgjedhjeve. Mickoski e informoi bashkëbiseduesin e tij për të gjitha presionet dhe frikësimet në procesin e fushatës nga ana e pushtetit, keqpërdorimet e institucioneve dhe gjendjet e nëpunësve policorë të cilët në mënyrë aktive marrin pjesë në mitingjet partiake.

Dita e zgjedhjeve ishte vlerësuar si e qetë, si dhe ishte shprehur shpresa se e njëjta do të jetë edhe me rrethin e dytë të zgjedhjeve.

Mickoski potencoi se prioritet kryesor janë zgjedhjet demokratike, që janë çelës për zhvillimin e vendit. Është thënë edhe se Republikës së Maqedonisë urgjentisht i nevojitet departizimi i administratës, depolitizim i gjykatës dhe rritje e përshpejtuar ekonomike.

VMRO-DPMNE mbetet motor i fuqishëm për anëtarësimin e shtetit në BE, që është përcaktim strategjik i VMRO-DPMNE-së dhe Republikës së Maqedonisë.

Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së.

Loading...