Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski sot realizoi takim me qytetarët e Komunës Ilinden.
Mu ai i njejti Zoran Zaev ishte falur nga Branko Cërvenkovski, njëherë nga Katica Janeva sot flet për abolim. Paramendoni njeriu i cili është themelues i abolimit në Maqedoni, ka fytyrë, në vend se të dalë të kërkojë falje nga qytetarët, atë sërish e shoh në sheshe më sulmon mua. Gjysma e fjalimit të tij është kundër meje dhe kundër politikave të VMRO-DPMNE-së, theksoi kryetari Mickovski nga Ilindeni.
Ai porositi se atë që po e bën LSDM dheZaevi nuk do ta çojë Maqedoninë në Evropë, sepse në Evropë duhet të shkojnë njerëz të cilët janë politikanë të ndershëm, njerëz të cilët me popullin e ndershëm shkojnë drejt Evropës, e jo njerëz të cilët me kri e kanë fituar pasurinë e tyre dhe vazhdojnë me tempo të njejtë të kryejnë krim.