Të nderuar,
Së pari ta përshëndes opinionin maqedonas. Sot jemi këtu sërish së bashku me qytetarët e Republikës së Maqedonisë, në Shkup hapim edhe një shtab për presidenten e ardhshme të Republikës së Maqedonisë profesoreshën Gordana Siljanovska-Davkova.
Jemi shumë të kënaqur nga rrjedha e deritanishme e fushatës, nga ajo që qytetarët në mënyrë praktike reagojnë në të gjitha ato politika të cilat ne i ofrojmë, të gjitha ato koncept të cilat i prezantojmë para qytetarëve, tërë atë që profesoresha Siljanovska e prezanton para qytetarëve në tubime, në ato mitingje të cilat i kemi përreth Maqedonisë.
Energjia është e madhe, fitorja është e sigurt më 21 prill ndërsa pastaj konfirmim i të njëjtës më 5 maj. Do të jetë një fitore e madhe për Maqedoninë dhe hap i parë drejt çmontimit praktik të atij zaevizmi të tërësishëm i cili kohëve të fundit është instaluar dhe montuar në Republikën e Maqedonisë.
Shohim një realitet krejtësisht ndryshe në Republikën e Maqedonisë, nga ajo shkëlqejmë në botën e Zaevit. Dje arriti edhe një konfirmim nga ana e Bankës Botërore, shohim se gjendemi bindshëm në thellësinë e rajonit dhe në Evropë në vendin e 88-të, 21 vende rënie nga radhitja në vitin 2017.
Rezultatet janë katastrofale, shkojmë prapa në vend se të shkojmë përpara.
Ju faleminderit për kujdesin
Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së